Telegrafi

Evokim eklektik i viteve të ’70-ta

Zara Casual është linjë mode e markës së popullarizuar Zara, që për sezonin vjeshtë/dimër 2010/2011, paralajmëron kthim të befasishëm të viteve ‘70a-ve.
Koleksioni vjeshtë/dimër evokon epokën ‘hippy’, por me nuanca dhe stil modern. Ky koleksion i dedikuar për të rinj që ndjehen modern dhe retro, është zgjidhja përkryer për këtë sezon.

Koleksioni përmban disa pjesë kyçe të cilave vështirë se do t’i rezistoni – pantallona këmbëgjerë, veshje me ilustrime të luleve, çizme, funde të gjata dhe çanta lëkure.

Në këtë koleksion dominojnë ngjyrat hit të sotme, ngjyra rërë, ngjyrat e xhindeve – e zeza dhe e kuqja. Secila nga veshjet plotëson njërën nga shtesat ‘vintage’, si p.sh., çizmet me çorape, ose çanta të lëkurës. /Telegrafi/