Site icon Telegrafi

Evo Morales përtypë gjethe kokaine para ministrave të OKB-së

“Gjethet e kokainës nuk janë kokainë, ato nuk i bëjnë dëm shëndetit dhe ato nuk shkaktojë çrregullime psikike e as varësi”, ka thënë ai në takimin e 52-të të kësaj agjencie në zyrat e OKB-së në Vjenë të cilët janë takuar në asamblenë e përgjithshme.

Morales, i cili edhe më tutje është udhëheqës sindikal i kultivuesve të kokainës, ka shtuar se gjethet e kësaj peme kultivohen qysh prej “3.000 vitesh para Krishtit" dhe se ato janë “simbol i identitetit dhe kulturës” së popujve të cilët jetojnë në Andama.

Presidenti bolivian me këtë rast ka kërkuar që në listën e drogave të ndaluara të kategorizohet edhe pasta e kokainës e cila tani për tani nuk është.

Morales ka thënë para gazetarëve se shpreson që në lidhje me këtë do të gjej mirëkuptimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama: "Kemi pikë të përbashkëta, që të dy rrjedhim nga popujt të cilët kanë qenë të poshtëruar dhe të shfrytëzuar".

Bolivia është prodhuesi i tretë më i madh i kokainës në botë, pas Kolumbisë e Perusë.

Exit mobile version