Fshatrat Sllupçan dhe Orizare në komunën e Likovës ende janë pa furnizim me energji elektrike, njoftuan sot nga EVN-ja. Nga kompania thonë se derisa nuk krijohen kushte normale për punë dhe garantohet siguria e të punësuarve në Elektrodistribucion, nuk do të punojnë në sanimin e defekteve ose që të kryejnë aktivitete të rregullta të punës në këta fshatra.
Siç thonë, ekipet e Elektrodistribucionit punuan gjatë gjithë natës në defektet me çka është normalizuar furnizimi me energji elektrike i fshatrave Vaksincë, Aleshevc, Runicë, Izvor dhe Bellanoc.
“Gjatë natës ishte shkaktuar defekt i ri, gjithashtu nga banorët e Sllupçanit, i cili i la pa rrymë fshatrat Mateç, Vishticë dhe Nikushtak. Ky defekt është sanuar dhe furnizimi është normalizuar edhe në këto fshatra. Defekti në vendkalimin kufitar Tabanoc ishta sanuar dje për një kohë të shkurtë”, thonë nga kompania.
Mbrëmë banorët e Sllupçanit e bllokuan rrugën në fshat dhe nuk u lejuan ekipeve të EVN-së që të punojnë në rrjet. Ata kanë dërguar disa kërkesa në drejtim të EVN-së, për të lejuar që ata të punojnë për sanimin e defekteve, të cilat mund t’i shihni më poshtë.