Telegrafi

EVN: Nga 1 tetori do të ulet çmimi i energjisë elektrike

EVN Maqedoni prej sot do të filloj të harmonizoj tarifën e lirë të shfrytëzuesve me vendim të qeverisë, për kthim të tarifës së lirë ditore e cila do të filloj prej 1 tetori.

Këtë e njoftoi kryetari i bordit drejtues së “EVN” Stefan Peter dje në Ohër.

Ai siguroi se të gjithë 800 mijë amvisëri deri në fund të muajit të ardhshëm do të kenë tarif më të lirë.

Sipas vendimit, tarifë të lirë të energjiës elektrike do të kemi çdo ditë nga dita e hënë deri ditën e shtunë, gjegjësisht nga ora 14 deri në ora 16. Tarifë të lirë të energjisë do të kemi edhe natën prej orës 22 në mbrëmje deri në ora 7 të mëngjesit si dhe të dielën gjatë tërëë ditës. /Telegrafi