EVN Maqedoni paralajmëron se nesër (e hënë, 29 maj) pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e Komunës Qendër, Saraj dhe Shuto Orizare. Arsyet për ndërprerjen e energjisë janë problemet teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rrymë nga ora 9:00 deri 14:00 nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Zletkova”, “Nov Zhivot” dhe “Brsajçka Buna” në Shuto Orizare. Nga ora 9:00 deri 15:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Bukuviq në Komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 09:00 deri 13:00 në Komunën Qendër rruga “Ganço Haxhipanzov” do të jetë pa energji elektrike./Telegrafi/