EVN Maqedoni sot njoftoi se në qendrën e tyre në Tetovë edhe zyrtarisht i kanë pranuar kërkesat e Shoqatës e elektrikëve shqiptarë “Drita”. Nga kjo kompani thonë se kërkesat do të rishikohen dhe do të vendoset për ata të cilat ata janë kompetent, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në disa çështje të cilat nuk janë nën kompetencën tonë dhe janë adresuar tek ne siç janë: çmimi i energjisë elektrike, tarifa dhe të ngjashme, janë dërguar për trupin regullator të cilët janë kompetent për këto. Një pjesë e kërkesave kanë të bëjnë edhe me shërbimet e EVN-së, që tashmë i kemi zbatuar. Qytetarët shqiptarë mund të marrin faturat në gjuhën shqipe dhe çdo kush që dëshiron ta marrë faturën në gjuhën shqipe duhet të dorëzojë kërkesë. Këtë opsion e kemi prej pesë viteve më parë”, thuhet në reagimin e EVN-së./Telegrafi/