Telegrafi

EVN dhe Statkraft do të investojnë 950 milionë euro në Shqipëri

Të dyja kompanitë formuan ndërmarrje të përbashkët e cila duhet të ndërtojë tre hidrocentrale me kapacitet prej 340 megavatëve.

Vlera e investimeve vlerësohet në 950 milionë euro, ndërsa hidrocentralet duhet të jenë gati brenda tetë vitesh.

EVN-ja në janar të këtij viti u zgjodh në tender si ofruesja më e përshtatshme për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Devol.