Sot është evituar një rrahje fizike në ‘Njegosh’ të lagjes Jurumleri. Banorët maqedonas që kundërshtonin vetëm paralelen shqipe, tashmë po kundërshtojnë edhe ndërtimin e shkollës shqipe.
Në video shihet se si një banor i përkatësisë etnike thotë se ky vend nuk është Shqipëri, njofton Telegrafi Maqedoni.
Komuna e Gazi Babës nuk dha leje që nxënësit shqiptarë të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se tashmë është dhënë leje që të ndërtohet një objekt i ri ku rreth 100 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë do të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.
Në video-incizimin e TV Klan Maqedoni shihet se maqedonasit tashmë kundërshtojnë edhe ndërtimin e objektit të shkollës me arsyetimin se nëse ka objekt të ri për shqiptarët pse të mos ketë edhe për maqedonasit.
Përndryshe, 23 nxënës për gati një muaj nuk ndjekin mësimin./Telegrafi/