Këngëtarja Evi Reçi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor për fansat.
E gjersa është në përgaditje të këngës, Evi ka realizuar disa fotografi të reja, në të cilat shfaqet pak më ndryshe se zakonisht, madje na kujton një nga personazhet më të njohura ndërkombëtare.
Në fotografitë e e saj të fundit, Evi është shfaqur me një stil thuajse tipik të këngëtares Lady Gaga.
Mesa duket, Lady ka qenë frymëzim për fotosesionin e ri të këngëtares. /Telegrafi/