Mbrëmë (e mërkurë) është mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Fituese nga kjo garë doli artistja e njohur Anxhela Peristeri, në vend të dytë Sardi Struga kurse vendin e tretë e fitoi Festina Mejzini.
Megjithatë, Evi Reçi ishte një tjetër konkurrente e cila mbrëmë u shpërblye me çmimin për ‘Qytetin e Tiranës’ nga Bashkia Tiranë.
Ajo ka bërë një reagim pas këtij kompeticioni muzikor, duke shtuar se ka qenë një sfidë këndimi në të ftohtë e po ashtu shumë emocionues.
“Tjerr. Dy fjalë për të përmbyllur një eksperiencë artistike. Të ndash skenën me mamin është emocion dhe përgjegjësi. Të këndosh në të ftohtë është një sfidë. Por të krijosh me dashuri dhe përkushtim është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Faleminderit Bashkia Tiranë për çmimin e qytetit të Tiranës”, ka shkruar ajo.
Urimet nuk munguan nga fansat e miqtë që numëron në rrjete sociale, të cilët e përgëzuan për performancën e mahnitshme.
https://www.youtube.com/watch?v=uJD7jEARdWc&ab_channel=RTSH-RadioTelevizioniShqiptar
Evi Reçi ndërkohë konkurroi me këngën “Tjerr” me tekst të Florian Zykës dhe muzikë të Olsa Toqit. /Telegrafi/