Në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, këngëtarja Evi Reçi për fat të keq humbi shtatë anëtarë të familjes.
Ajo më pas u dedikoi një shkrim plot dhimbje në rrjetet sociale, pikërisht personave që i sollën lot trishtimi në një të martë të kobshme.
Së fundmi, artistja shqiptare ka ndarë një video me ndjekësit e saj në llogarinë personale, Instagram, duke përcjellë një mesazh të fortë.
“Shpesh herë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne”, ka thënë Evi në hyrje të videos, teksa ka theksuar: “Është krijuar një plagë e madhe për të gjithë shqiptarët, por një plagë e madhe është krijuar dhe në zemrën time”.
“Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë, por asgjë, nuk vlen më shumë se sa jeta”, ka përfunduar Evi, duke dhënë një mesazh sa të fortë, aq dhe të rëndësishëm për këdo që e përjetoi situatën e rëndë të tërmetit.
Ndërkohë, “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë”, është përshkrimi që ia ka vënë gjithë videos 29-vjeçarja.
Reçi ndryshe humbi familjen e xhaxhait me 4 pjesëtarë, si dhe miken e saj, Dienën, me vajzën 8-vjeçare dhe nënën e së ndjerës. /Telegrafi/