Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi, ka tash e sa kohë që ka lënë pak anash muzikën, për t’u marrë me pasionin e saj tjetër të madh, gazetarinë.
Ajo përmbylli suksesshëm sezonin e parë të emisioni “Vizioni i Pasdites”, teksa tani është gati për një sezon të dytë.
Së fundmi, Evi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale videon, ku shfaq sekuenca nga përgatitjet për sezonin e ri.
Data e fillimit është vendosur të jetë 21 shtator 2020.
Me pamjen e saj tërheqëse prej bionde dhe paraqitjet gjithmonë me stil, Evi do të tentojë që të mbajë para ekranit shikuesit edhe për një sezon të ri.
Teksa është e angazhuar në televizion, fansat e saj presin që shumë shpejt artistja të realizojë edhe një projekt të ri muzikor për ta. /Telegrafi/