Telegrafi

Evi Reçi e veçantë në rolin e moderatores, fansat njohin anën tjetër të saj

Foto: Evi Reçi/Instagram

Është e njohur për publikun më shumë si këngëtare, por jo vetëm!

Bukuroshja Evi Reçi tashmë ka marrë përsipër edhe një tjetër rol: atë të moderatores, kjo pasi asaj i është besuar prezantimi i emisionit “Vizioni i Pasdites”, në kanalin Vizion +.

Ajo gjendet tashmë çdo pasdite nga e hëna në të remten, pranë shikuesve përmes emisionit të saj, i cili trajton tema të ndryshme.

Evi realizoi edhe një edicion special për 17 shkurt me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke sjell një intervistë me bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, spikeren Anita Muçaj-Haradinaj.

Evi ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja dhe prezantuesja ka preferuar të publikojë më shpesh fotografi nga xhirimet e emisionit, duke treguar kështu edhe paraqitjet e saj atraktive çdo pasdite.

Përveç moderimit, ajo nuk do të mungojë edhe në prurjet muzikore, pasi i është futur punës për realizimin e disa projekteve në muzikë. /Telegrafi/