Çifti i njohur dhe i dashur për publikun, këngëtarja Evi Reçi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Kledi Hysa, janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vet këngëtarja e hitit “Dhe jemi të dy”, përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale.
Evi ndau me ndjekësit e saj një moment emocionues, duke publikuar një fotografi të dorës së vogëlushit të porsalindur.
“Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël 13/9/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa. Dankeschön LKH – Bregenz, Austria”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke falënderuar gjithashtu spitalin ku u zhvillua lindja.
Historia e dashurisë mes Evi Reçit dhe Kledi Hysës ka nisur pas daljes së Kledit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, dhe që atëherë janë në lidhje.
Tashmë, me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Aster Hysa, ata janë bërë prindër për herë të parë, duke shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre.
Urimet dhe mesazhet e ngrohta nga miq dhe fansa nuk kanë munguar, ndërsa çifti i ri po shijon këtë kapitull të ri në jetën e tyre si prindër. /Telegrafi/