Telegrafi

EVGA Classified SR-X me dy koka

Krejtësisht shtatë sllote PCI Express 3.0 x16 mundësojnë edhe SLI të katërfishtë, derisa dymbëdhjetë sllote për memorie lejojnë përdorimin e deri në 96 GB të memories DDR3 me shpejtësi prej 1,600 MHz. Në pllakë ndodhen edhe dy Ethernet konektorë një gigabitësh, konektorët SATA (3 dhe 6 Gbps) , konektorët Mini SAS dhe USB 2.0 dhe 3.0 dhe zëri 7.1-kanalësh.

EVGA në Classified SR-X integron edhe disa mundësi që do tu duken interesant atyre që preferojnë overclockun, sikurse që janë tastet për fshirjen e CMOS-it, LED dritat për diagnostikë, BIOS-i i trefishtë dhe kontaktet për matjen e tensionit. Çmimi i propozuar në faqet zyrtare është 648.99 dollarë. /Telegrafi/