Telegrafi

Evertonit i ofrohet shansi i transferimit të Riberys

Franck Ribery (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Evertonit i është ofruar mundësia e transferimit të ish-lojtarit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

Lojtari 36-vjeçar është lojtar i lirë, pas largimit nga Bavarezët në fund të sezonit larguar, pas 12 vitesh qëndrimi në Allianz Arena, ku kishte bërë 425 paraqitje.

Sulmuesi veteran ende nuk ka gjetur skuadër të re për sezonin që tashmë ka filluar, por 90min raporton se Evertonit i është ofruar shansi që ta transferojë ish-reperezentusin e Francës.

Ribery tashmë ka në tavolinë oferta nga Amerika dhe Azia, derisa nuk përjashtohet as transferimi te skuadra italiane Fiorentina.

Lexo po ashtu Riberyn mund ta shohim duke luajtur në Serie A

Skuadrës angleze i është bërë me dije se sulmuesi francez është i hapur që të transferohet në Goodison Park, derisa pronari Farhad Moshirir e ka pëlqyer idenë që ta transferojë një emër të madh.

Ribery u largua nga kampioni i Bundesligës së bashku me Arjen Robbenin pasi fituan titullin, mirëpo nuk pritej që ai do të vazhdonte të luante, gjersa holandezi e bëri njoftimin për pensionim nga futbolli. /Telegrafi/