Telegrafi

Evertoni me super ofertë për Gabbiadinin, Napoli gjen zëvendësuesin

Sipas raportimeve italiane, Evertoni kanë bërë një ofertë 30 milionë euro për sulmuesin e Napolit, Manolo Gabbiadini.

24-vjeçari iu bashkua me Napolin nga Sampdoria në janar të vitit 2015, por ka dështuar të siguroj një vend titullar nën drejtimin e dy trajnerëve, Maurizio Sarrit dhe Rafa Benitezit.

Gabbiadini shënoi tetë gola dhe një asistim në vetëm tetë ndeshje që filloi si titullar në gjashtë muajt e tij të parë në San Paolo dhe kontribuoi pesë gola dhe tri asistime sezonin e kaluar, kryesisht nga stoli.

Lexo po ashtu Porto dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ sulmuesin Napolit

Me largimin e Gonzalo Higuainit te Juventusi këtë verë, u mendua se reprezentuesi italian më në fund mund të bëhet një titullar i rregullt, por ai u largua nga fusha pas vetëm 53 minutave kundër Pescarës natën e kaluar.

Sipas Premium Sport, Evertoni ka bërë një ofertë prej 25 milionë euro apo 21.5 milionë funte plus një tjetër bonus prej 5 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Napoli janë të gatshëm ta shesin sulmuesin, por në rast se kjo ndodh atëherë Simone Zaza i Juventusit do të ishte zgjedhja e tyre e parë si një zëvendësim. /Telegrafi/