Site icon
Telegrafi

Evertoni shërben ketchup siç nuk e keni parë kurrë më parë, gjithçka për shkak të rivalitetit të tifozëve

Rivaliteti mes Evertonit dhe Liverpoolit është një nga më të mirët dhe më të “shëndetshmit” në botën e futbollit dhe ditët e fundit kemi marrë një tjetër konfirmim interesant për këtë. 

Asnjëherë nuk ka pasur probleme të mëdha mes tifozëve të Evertonit dhe Liverpoolit, por rivaliteti është mbajtur gjithmonë ekskluzivisht në fushë. 

Ndër gjërat më interesante të këtij rivaliteti është risia e stadiumit të ri të Evertonit, i cili do të zëvendësojë “Goodison Park” dhe i cili tashmë po pret ndeshjet testuese pasi u ndërtua. 

 

Domethënë, tifozët në atë stadium nuk mund të hanë ketchup në ngjyrën e kuqe natyrale, me të cilën jemi mësuar. Në vend të kësaj, një hot-dog me ketchup blu është bërë virale ditët e fundit. 

Stadiumi i ri i Evertonit shërben hot-dog me ketchup blu, për të shmangur të kuqen e rivalit Liverpool. Ketchupi ka të njëjtën shije si ai i zakonshëm, i kuq me të cilin jemi mësuar, por është bërë me shtimin e emulsifikuesit E133, i cili i jep një ngjyrë blu. 

Klubi është përpjekur prej kohësh të shmangë ngjyrën e kuqe për shkak të lidhjes së ngjyrës me Liverpoolin. Ata më parë ndaluan dekorimet e kuqe të Krishtlindjeve dhe refuzuan sponsorët me logo të kuqe. /Telegrafi/  

Exit mobile version