Site icon Telegrafi

Evertoni rivalizon Romën, duan Szczesnyn në formë huazimi

Skuadra angleze iu është bashkuar asaj italiane për të siguruar shërbimet e portierin polak.

Everton janë duke planifikuar që të marrin peng lëvizjen e Romës për portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny.

Sipas The Sun, portieri polak është njëri nga të preferuarit e trajnerit të ri, Ronald Koeman, për të blinduar portën e skuadrës nga Liverpooli.

Lexo po ashtu Tarashaj debuton me Evertonin

Szczesny kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi në Serie A, me skuadrën e Romës, dhe mendohet të jetë i prirur për të nënshkruar përsëri përkohësisht.

Megjithatë, mediat angleze pohojnë se Everton janë të gatshëm për të bërë përpjekje tyre që të nënshkruajnë me të si huazim, pasi bisedimet mes Romës dhe Arsenali kanë ngecur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet
Exit mobile version