Telegrafi

Evertoni nënshkruan me Senderos

Times shkruan se Evertoni ka nënshkruar me mbrojtësin zviceran në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Vetë klubi ka konfirmuar se “formalitetet e transferimin do të përmbyllen brenda 48 orëve” dhe 24-vjeçari do të arrijë në Goodison Park për të përcjellë ndeshjen e të dielës kundër Birmingham Cityt në kuadër të Kupës FA.

Senderos, i cili sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Milani, kishte oferta edhe nga Wolfsburg dhe Celtic./Telegrafi/