Everton dhe Arsenal kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të në Ligën Premier.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe me rivalitet të madh mes dy skuadrave.
Richarlison fillimisht shënoi në minutën e 44-të, por që goli i tij u anulua pas rishikimit në VAR.
Ndërkohë kur të gjithë po prisnin fundin e pjesës së parë, Martin Odegaard shënoi pas asistimit nga Kieran Tierney për t’i dhënë Arsenalint epërsinë 0-1.
Me epërsinë minimale të londinezëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
Sulmuesi brazilian Richarlisson shënoi edhe në minutën e 58-të, por përsëri goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.
E në minutën e 79-të, braziliani gjeti golin pasi u rikthye një top nga shtylla për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Kur të gjithë po prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli anglezi Demarai Gray që shënoi golin e fitores për të sjell një gëzim të papërshkrueshëm në Goodison Park.
Evertoni arriti fitore pas plot tetë ndeshjeve negative, ku kishte marrë dy barazime e gjashtë disfata.
Ndërkohë Arsenali vazhdon me humbje, pasi kjo e sotmja është e dyta radhazi në Ligën Premier.
Me këtë fitore Evertoni ngritët në pozitën e 12-të me 18 pikë, derisa Arsenali mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Evertoni luan në udhëtim te Crystal Palace, derisa Arsenali në Londër pret Southamptonin. /Telegrafi/