Everoni ka shënuar fitore ndaj Arsenalit në ‘Emirates’ me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë prodhoi disa raste, por rrjetat heshtën edhe pse rastet ishin të mira.
Dominic Calvert-Lewin provoi i pari, ndërsa Bukayo Saka pas tij, por asnjëri nuk shënuan.
Richarlison rrezikoi, por Bernd Leno bëri pritje shumë të bukur.
Rastin e fundit në pjesën e parë e kishte Gylfi Sigurdsson, por që goditja e tij përfundoi në shtyllë.
39′ CROSSBAR! Sigurdsson rattles the woodwork with a well-struck free-kick. So close!
? 0-0 ? #ARSEVE pic.twitter.com/42XLv80FUc
— Everton (@Everton) April 23, 2021
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin raste, por Evertoni gjeti golin.
Richarlison mori një top u fut në zonë dhe gjuajti duke shënuar, por me ndihmën e portierit Leno (0-1).
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1385694489369579521
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Evertoni mori një fitore të madhe që e mban në vendin e tetë me 52 pikë, tri më pa se Chelsea që është i katërti. /Telegrafi/