Site icon Telegrafi

Evertoni luan vetëm për fitore ndaj Chelseat, formacionet zyrtare

Evertoni dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Blutë e Londrës janë mysafir të Toffes në takimin i cili pritet të zhvillohet në Goodison Park me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Thomas Tuchel vjen në këtë ndeshje me një formë të përzier, por synon fitore për të mos rrezikuar pozitën që i kualifikon në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, ekipi i Frank Lampard është në formë të tmerrshme, por dëshiron vetëm fitore, pasi tashmë gjendet në pozitën që e dërgon në Championship.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Everton: Pickford; Coleman, Yerry Mina, Holgate, Mykolenko; Delph, Doucoure, Iwobi; Gray, Richarlison, Gordon

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Marcos Alonso; Mount, Werner; Havertz

/Telegrafi/

Exit mobile version