Site icon Telegrafi

Evertoni favoriti kryesor për Wilshere

Jack Wilshere po kalon javët e fundit si futbollist i Arsenalit.

Mesfushori anglez është në përfundim të kontratës me klubin londinez.

Arsenal i ka ofruar vazhdimin e kontratës por marrëveshja ende nuk është arritur mes palëve.

Kësisoj mediat angleze raportojnë se Everton mbetet favoriti kryesor për transferimin e Wilshere me parametra zero.

Everton i ka ofruar një fanellë titullari Wilsheret dhe një kontratë katër vjeçare.

Klubi nga Liverpool gjithashtu i ka ofruar pagë prej gjashtë milionë funteve, që është më e madhe se ajo që fiton Wilshere në Arsenal.

Kjo ka bërë që skuadra e Evertonit të jetë favoriti kryesor për transferimin e Wilshere.

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë pritet të zyrtarizohet te Evertoni para fillimit të kampionatit botëror.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Manchester United, Manchester City, Milan dhe Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version