Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, vazhdon të jetë shënjestër e disa klubeve, sidomos atyre angleze, të cilat duan ta transferojnë në janar.
26-vjeçari nuk është i dëshiruar te klubi aktual dhe ishte pranë largimit në afatin kalimtar veror.
Mirëpo, transferimi te Roma nuk ndodhi, duke qenë se Juventusi nuk e transferoi Edin Dzekon, por zgjodhi ta kthente Alvaro Moratan.
Sidoqoftë, pas hapjes së afatit kalimtar dimëror, drejt Napolit pritet të shkojnë oferta nga klubet e Ligës Premier.
Sipas TuttoMercatoWeb, Evertoni dhe Tottenham Hotspur janë dy klubet shumë të interesuara për shërbimet e Milik. /Telegrafi/