Telegrafi

Everton ringjallet në Ligën Evropiane

Joseph Yobo (10’), Sylvain Distin (17’) dhe Steven Pienaar (37’) gjetën rrjetën që në pjesën e parë të ndeshjes, para se goli i vonshëm i Jo (82’), të vulosi fitoren e thellë për Evertonin.

Të dyja ekipet e përfunduan ndeshjen me nga 10 lojtarë, pas përjashtimeve në pjesën e dytë të mbrojtësit të AEK, Carlos Araujo, dhe sulmuesit të Evertonit, Louis Saha.

Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Benficas dhe BATE Borisov, ka përfunduar në të mirë të vendasve portugez, që fituan me rezultat 2-0.