Telegrafi

Everton pajtohet të shesë Lescott te City

Sipas Daily Mail, Evertoni mbrëmë ka hequr dorë nga lufta për të mbajtur mbrojtësin anglez Lescott dhe është pajtuar ta shesë atë te Manchester City për një shumë prej 22 milionë funtesh.

Ekipi anglez tashmë ka hedhur poshtë dy oferta për Lescott, me menaxherin David Moyes duke qenë dhe duke refuzuar të shesë lojtarët e tij kyç te pronarët arab të Cityt të cilët nuk e kanë problem paranë.

Por Lescott pranoi një kërkesë zyrtare për transferim dhe u bë e qartë se gjatë javës interesimi i Cityt do të rikthehet. Moyes ka pranuar se ai vetëm se e dëmtonte moralin e ekipit duke e mbajtur 27-vjeçarin në Goodison Park jashtë dëshirës së tij.

Pasi ka refuzuar ofertat e mëhershme prej 15 milionë dhe 18 milionë euntesh, Evertoni tash do të fitojë 22 milionë funte dhe po ashtu do të pranojë një lojtar tjetër nga City në vlerën.