Telegrafi

Everton në kërkim të fitores së parë, Liverpooli për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Evertoni është nikoqir i Liverpoolit në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Premier.

Dy skuadrat e qytetit do të përballen për herë të parë këtë edicion, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.

Vendasit kërkojnë fitoren e parë këtë kampionat pas dy humbjeve e tri barazimeve, derisa The Reds synojnë të vazhdojnë me fitore.

Formacionet zyrtare:

Everton: Pickford, Paterson, Tarkowski, Coady, Mykolenko, Onana, Davies, Iwobi, Gordon, Gray, Mauupay.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Tsimikas, Fabinho, Elliott, Carvalho, Diaz, Salah, Nunez.

/Telegrafi/