Është zyrtarizuar tashmë vendi ku do të zhvillohet derbi i njohur si Meseyside në mes të Evertonit dhe Liverpoolit.
Futbolli anglez apo më saktë Liga Premier do të rikthehet në fundjavën e ardhshme me ndeshjet e mbetura.
Njëra nga takimet më interesante padyshim se është ai në mes të dy rivalëve të urryer lokal, Evertonit dhe Liverpoolit.
Reds janë në krye të tabelës me plot 25 pikë epërsi nga vendi i dytë, Manchester City dhe janë afër të shpallen edhe matematikisht kampion.
Megjithatë, rikthimi i tyre pas rreth tre muajve shkaku i pandemisë së coronavirusit nuk do të jetë i lehtë, pasi do të luajnë ndaj Evertonit.
Ky takim, sikurse edhe disa ndeshje tjera është cilësuar si i rrezikshmërisë së lartë dhe mendohej zhvendosja e tij me një stadium apo qytet tjetër.
#LFC welcomes the decision by the local Ground Safety Advisory Group (GSAG) to support football matches being played behind closed doors on Merseyside.
— Liverpool FC (@LFC) June 10, 2020
Por, Liverpooli ka konfirmuar se derbi i Merseyside do të zhvillohet në Goodison Park më 21 qershor.
Liverpooli gjithashtu do të luajë ndeshjet e tyre të mbetura në shtëpi në Anfield për pjesën tjetër të sezonit. /Telegrafi/