Telegrafi

Everton flet për një largim të mundshëm nga Gremio: Dua të largohem, por edhe klubi duhet të fitojë nga shitja ime

Everton Soares. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)

Sulmuesi brazilian Everton Soares pritet ta bëjë hapin e madh duke u larguar drejt Evropës.

Pas shkëlqimit në kampionatin brazilian me Gremion, lojtari ishte protagonist edhe në Copa America me Kombëtaren e Brazilit.

23-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane si Bayern Munich, Milan, PSG si dhe dy ekipeve nga Manchesteri, City e United.

“Natyrisht që do të doja të luaja në një kampionat më të madh, por nuk varet gjithçka nga unë”.

Everton Soares (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)

“Unë jam një futbollist i Gremios deri në vitin 2022 dhe nëse vije një ofertë e mirë që klubi do të fitonte unë do të largohem”.

“Nuk dua të largohem pa fituar klubi, pasi ka qenë Gremio që më ka mbështetur gjithmonë deri më tani”, deklaroi sulmuesi brazilian.

Mediat braziliane kanë raportuar se Gremio nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 50 milionë euro për xhevahirin e tyre. /Telegrafi/