Site icon Telegrafi

Everton – Arsenal, formacionet zyrtare

Arsenali do të jetë mysafir i Evertonit në javën e 33-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë ku në gjashtë ndeshjet e fundit kanë shënuar pesë fitore dhe kanë marrë një barazim.

Nikoqiri i Arsenalit, Evertoni gjithashtu po kalon moment të mirë ku ka marrë gjashtë pikë në dy takimet e fundit.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide, që për Arsenalin ka vlerë të madhe pasi është në garë për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare:

Everton: Pickford, Coleman, Keane, Zouma, Digne, Gomes, Gueye, Richarlison, Sigurdsson, Bernard, Calvert-Lewin.

Arsenal: Leno, Mustafi, Sokratis, Monreal, Kolasinac, Maitland-Niles, Elneny, Guendouzi, Mkhitaryan, Ozil, Lacazette. /Telegrafi/

Exit mobile version