Nuk ka pasur fitues në derbin e Merseyside mes Evertonit dhe Liverpoolit.
Dy skuadrat e qytetit janë ndarë në paqe pasi kanë barazuar me rezultat 2-2.
Mohamed Salah dhe Sadio Mane shënuan golat për mysafirët që ishin dy herë në epërsi, teksa Michaele Keane dhe Dominic Calvert-Lewin barazuan për vendasit.
Pikërisht sulmuesi senegalez Sadio Mane në fund të ndeshjes ka marrë notën më të lartë.
E me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Mohamed Salah, Thiago Alcantara dhe Andy Roberton.
James Rodriguez ishte më i vlerësuari tek vendasit, ndërsa notat më të ulëta shkuan për mbrojtësin Mina, mesfushorin Allan dhe sulmuesin Richarlisson që u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes. /Telegrafi/