Telegrafi

Everton 0-2 Man Utd, notat e lojtarëve – Shkëlqen Cavani

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në fund te Evertoni me rezultat 2-0 në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup.

Djajtë e Kuq morën një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të EFL Cup apo e njohur ndryshe si Carabao Cup.

Golat në këtë fitore të Unitedit u shënuan nga Edinson Cavani (88’) dhe Anthony Martial (90+).

Lexo po ashtu Manchester Unitedi fiton në fund ndaj Evertonit, kalon në gjysmëfinale të EFL Cup

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht sulmuesi uruguaian, Cavani, i cili u notua me 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin e Evertonit, Tom Davies që u vlerësua më notë 5.9.

Everton:

Man Utd:

/Telegrafi/