Telegrafi

Everton 0-2 Man City, notat e lojtarëve në çerekfinalen e Kupës FA

Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Evertoni në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës FA.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar rrugën e tyre drejt trofeut të Kupës FA, pasi kanë fituar një përballje të vështirë në udhëtim te Evertoni.

Golat në këtë fitore të Qytetarëve u shënuan nga Ilkay Gundogan (84’) dhe Kevin de Bruyne (90’).

Lexo po ashtu Man City fiton në fund ndaj Evertonit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ukrainasi Oleksandr Zinchenko, i cili vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për spanjollin Andre Gomes që u notua me 5.9.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/