Telegrafi

Everton 0-0 Chelsea: Notat e lojtarëve

Chelsea nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të Ligës Premier.

Londinezët kanë barazuar pa gola si mysafirë të skuadrës së Evertonit, e cila nuk po di për humbje në gjashtë xhirot e fundit.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve të të dyja ekipeve respektive, ku me të njëjtën notë të dobët u vlerësuan nga një lojtar i secilës ekip.

Davide Zappacosta pati një paraqitje solide dhe për këtë u vlerësua me notën 6.1, po aq sa edhe Baningime i Evertonit.

Më i miri në fushë, por që nuk u pasua edhe nga të tjerët ishte Eden Hazard, i cili u vlerësua me notën 7.9.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 39 pikë ndërsa Everton mbetet në të nëntën me 26 sosh. /Telegrafi/

Everton

Chelsea