Telegrafi

Evernote falas për të gjithë konsumatorët e T-Mobile

Marrëveshja me telekomin gjerman do t’i sjell shërbimet e Evernote tek të gjithë përdoruesit aktiv të T-Mobile, dhe atë pa asnjë pagesë, dhe si pjesë e kësaj marrëveshje parashihet që shërbimi të jetë falas për një vit, për secilin konsumator të telefonisë mobile.

Evernote ka thënë se në muajt në vijim, shërbimi do të sjell edhe risi tjera për konsumatorët e T-Mobile, mirëpo nuk ka zbuluar se për çka saktësisht bëhet fjalë. / Telegrafi /