Site icon Telegrafi

Everesti “rritet” për afro një metër, shkak reshjet e mëdha të borës

Maja me lartë në botë – mali Everest është rritur për 86 centimetra sesa që ishte më parë i kalkuluar në Nepal dhe Kinë, shkruan BBC.

Vendet janë pajtuar me gjatësinë e re 8.848.86 m. Deri më tani ata ishin të ndarë rreth çështjes, nëse duhet llogaritur rritjen e saj si rezultat i reshjeve të mëdha të borës, transmeton Telegrafi.

Matjet e mëparshme zyrtare nga Kina – rezultonin 8,844.43 duke qenë për katër metra më të ulëta sesa matjet e Nepalit.

Everesti shtrihet në kufijtë mes Kinës dhe Nepalit, dhe alpinistët ngjiten në maje të saj nga të dyja anët e kufirit.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Nepalit dhe Departamenti për Mbikëqyrje, kanë bërë të ditur se mbikëqyrësit nga dy vendet janë koordinuar dhe pajtuar për lartësinë e re. /Telegrafi/

Exit mobile version