Telegrafi

Ever B sjellë këngën “Ani ani”

Qlirim Murseli i njohur ndryshe me emrin Ever B është në artist i ri nga Gjilani, i cili sapo e ka publikuar klipin me këngë “Ani ani”, një ritëm dhe një stil i klipeve amerikane, gjë e cila e dallon në klipet tjera të cilat jemi mësuar ti shohim.

Murseli vetëm 18 vjeçar ka përshkruar në tekst rrugën e vështirë në të cilën ka ardhur deri këtu dhe ka ironizuar me të gjithë ata që nuk i besuan talentit të tij duke e titulluar këngën “Ani ani”.

Kjo këngë është punuar nga Floriant Salihu, ndërsa për video klipin është përkujdesur Genti Azizi.

Rep artisti i ri gjilanas kërkon të futet në tregun muzikor përmes ndonjë kompanie menagjeriale, ndërkohë që është i gatshëm për sfidat e reja që e presin për tu inkuadruar në estradën kosovare.

Përveç klipit “Ani Ani”, ai ka edhe një videoklip tjetër të quajtur “Metropol” dhe meriton gjithë vëmendjen e duhur për ta dëgjuar dhe për ta shikuar.