Ne kemi nevojë për art, storie, poezi dhe muzikë ashtu siç na nevojitet uji, ajri dhe ushqimi. Duke u bazuar pikërisht në dashurinë e pashterrshme të shumicës për art dhe lexim filloi edhe koncepti i eventit “n’Dukagjin”.
Ky event ka për qëllim diskutimin për librin, dashurinë ndaj tij dhe ndikimin që ka në jetën dhe profesionin tonë. Duke qenë se kjo është hera e dytë qëpo mbahet në ngjarje e tillë, Libraria Dukagjini ka vendosur që të ftuarit special të jenë Genc Salihu dhe Arlinda Dudaj, të cilët do të ndajnë me të gjithë pjesëmarresit eksperiencën e tyre me librin.
Genc Salihu është muzikant i njohur për të gjithë. Ai gjithashtu njihet edhe si kantautor, producent, poet, aktor dhe pjesë e jurisë në programin televiziv “The Voice of Albania”. Nesër Genci do të ndajë me pjesëmarrësit rrugëtimin e jetës, lidhjen e ngushtë me librat dhe ndikimin që ka pasur leximi në jetën e tij.
Arlinda Dudaj është një botuese shqiptare dhe aktualisht edhe themeluese e shtëpisë botuese “Dudaj” ku për vite me rradhë ka sjellë titujt më të famshëm botëror në gjuhën shqipe. Arlinda do të shpalosë eksperiencën e saj dhe çdo gjë tjetër rreth botës së librit.
Gjithashtu shtëpia më e madhe e librit Dukagjini, ka përgaditur edhe një surprizë të bukur për të gjithë pjesëmarrësit.
Eventi do të mbahet në datën 21 nëntor prej orës 18:00 në ambientin e Librarisë Dukagjini në Prishtinë.
Artikull i sponsoruar