Telegrafi

Eventi i Apple në new York?

Siç shkruan AllThingsD, i cili citon burime “mjaftë mirë të informuara me situatën”, Apple do të mbaj një eveniment të rëndësishëm për gazetarë më vonë gjatë muajit. Për momentin nuk është e qartë se cili është qëllimi i mbajtjes së evenimentit, por burimi të cilin e citon AllThingsD thekson se nuk bëhet fjalë për ndonjë eveniment të madh dhe se në të nuk do të paraqiten iPad 3 ose televizori i Apple. Evenimenti në të cilin paraqiten produkte kaq të rëndësishëm sipas të gjitha gjasave do të mbahej ndokund në Kaliforni, respektivisht në luginën e Hollywoodit ose atë të Silicit.

Si zakonisht, nga Apple nuk ka kurrfarë komenti në lidhje me këto thashetheme. /Telegrafi/