Site icon Telegrafi

Eventi i famshëm i “Victoria’s Secret Fashion Show” rikthehet këtë vjeshtë më 15 tetor, Tyra Banks dhe Gigi Hadid pritet të ecin në sfilatën ikonike

Eventi i Victoria’s Secret Fashion Show po rikthehet fuqishëm këtë vit më 15 tetor, ka bërë të ditur marka e njohur.

Pjesë e sfilatës së famshme, në mesin e emrave të tjerë, do të jenë Tyra Banks si dhe Gigi Hadid.

Tyra dhe Gigi ishin po ashtu protagonistet e klipit promovues të markës që po bën rikthimin e fuqishëm të eventit.

Dy modelet e njohura kanë bërë të ditur se shfaqja e njohur e Victoria’s Secret po rikthehet në New York më 15 tetor.

Marka pati njoftuar më herët se modelet Imaan Hammam, Candice Swanepoel, Grace Elizabeth, Devyn Garcia, Paloma Elsesser, Taylor Hill dhe Mayowa Nicholas do të ecin në sfilatën e këtij viti.

Pasi u anulua në vitin 2019, Victoria’s Secret u rikthye me spektaklin The Tour në vitin 2023, një show jo tradicional.

Eventi i famshëm i modës ishte anuluar në vitin 2019 nën akuzat se nuk ishte gjithëpërfshirës. /Telegrafi/

Exit mobile version