Evapify, lider në industrinë e vaping, festoi të arriturat e kompanisë me stil teksa prezantuan produktin e tyre më të ri nga brendi i mirënjohur botëror me çmime ndërkombëtare Geekbar.
Ky rast i rëndësishëm, i mbushur me gëzim dhe argëtim, mblodhi së bashku komunitetin e vaping dhe bashkëpunëtorët e Evapify për të festuar gati dy vjet suksesi dhe për të eksploruar teknologjinë më të fundit të Geekbar.
GEEKBAR është një brend vape-ësh njëpërdorimshe, e njohur ndërkombëtarisht për pajisjet e saj me cilësi të lartë, i përkushtuar ndaj cilësisë, prodhimit deri te marketingu dhe shpërndarja. DUAL MESH COIL ose ndryshe rrjeta spirale e dyfishtë është një nga komponentët kryesor si pjesë e teknologjisë së fundit që bën dukshëm dallimin në cilësinë e avullimit dhe shijes së një trajtshme.
Atmosfera në festën e Evapify ishte e jashtëzakonshme, teksa të ftuarit u përfshinë në aktivitete dhe lojëra të ndryshme interaktive.
Lansimi i Geekbar jo vetëm që festoi debutimin e produktit, por gjithashtu shpalosi vizionin e Evapify për të ardhmen. Angazhimi i kompanisë ishte i dukshëm në gatishmërinë e tyre për të zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht produktet e tyre, si dhe për të sjellur alternativa më pak të dëmshme të nikotinës në tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.
Ndërsa Evapify vazhdon të shtyjë kufijtë e vaping, një gjë është e sigurt – e ardhmja nuk ka qenë kurrë më e ndritshme.