Site icon Telegrafi

Evans u shpall i pafajshëm, ndërsa femra që e akuzoi është alivanosur në gjykatë (Foto)

Femra që e kishte akuzuar Ched Evansin për përdhunim është ndier e rraskapitur duke dëshmuar gjatë seancës së rigjykimit, saqë është alivanosur teksa pyetej për të kaluarën seksuale.

Ajo ka qëndruar plot tre orë në ulëse, ku është pyetur në detaje për të gjitha lidhjet e saja me meshkuj.

Pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 27-vjeçari Evans është shpallur i pafajshëm të premten, pasi që ishin marrë parasysh lidhjet e femrës, tash 24 vjeçare, me shumë meshkuj të tjerë.

Evans u dënua me pesë vite burg në vitin 2012, pasi u shpall fajtor për përdhunim.

Akuzuesja e ish-sulmuesit të Manchester Cityt është duke u sulmuar në mase të madhe në rrjetet sociale, pasi është përpjekur që të përfitojë nga futbollisti, të cilit tashmë ia ka shkatërruar karrierën, raporton Telegrafi.

Që nga fillimi i gjykimit, në vitin 2011, ajo e ka ndërruar pesë herë adresën, ndërsa gjykata ka vendosur që t’ia mbajë emrin të fshehur.

Femra në fjalë, në vitin 2011 (kur ishte 19 vjeçare) ishte paraqitur në polici duke thënë se ishte zgjuar e zhveshur në një hotel në Rhyl, në veri të Uellsit dhe e kishte akuzuar lojtarin për përdhunim.

Ky është hoteli ku raportohej të ketë ndodhur përdhunimi.

Në vitin 2012, Evans ishte dënuar me pesë vjet burg pasi ishte shpallur fajtor për përdhunim. Ai qëndroi në burg dy vjet e gjysmë dhe pastaj u lirua, pasi dolën fakte që e hodhën poshtë dënimin e tij. Dhe tash, është shpallur i pafajshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version