Telegrafi

Evans i kërkon falje Rushdie

Evansi ka qenë truproje e Rushdies në kohën kur imam Homeini nga Irani në vitin 1989 shpalli fatvanë me të cilën Rushdie ishte dënuar me vdekje dhe çdo besimtar mysliman ftohej që, nëse i jepet rasti, ta ekzekutoj shkrimtarin.

Ky “dënim” Rushdie e kishte marë për shkak të romanit “Vargjet satanike” ku teologët që nuk e kishin lexuar librin, spekulonin se në te ishte ofenduar profeti Muhamed dhe feja islame.

Evansi në librin e tij pohonte se Rushdie nuk kujdesej fare për higjienën personale dhe se me komentet që bënte i kishte bërë aq shume nervozë truprojat, sa që ata një ditë kishin vendosur që ta mbyllin shkrimtarin në një orman, në mënyrë që ta pinin birrën qetë.

Por, pasi që Rushdie kërkoi ndihmën e avokatëve dhe mendonte ta padiste ish-truprojën për ofendim, Evansi në një seancë publike dëgjimore para gjyqit, deklaroi se pohimet e tij për karakterin e shkrimtarit nuk janë të vërteta.