Telegrafi

Evans flet për keqkuptimin që ndodhi me Rooneyn, por nuk mungoi edhe përgjigjja nga legjenda e Unitedit (Foto)

Manchester Unitedi fitoi me rezultat 4-0 ndaj Readingut në FA Cup.

Por, kryelajm në media u bë refuzimi që i bëri George Evans, Wayne Rooney, për të ndërruar fanellat.

Lexo po ashtu Ish-mesfushori i Cityt refuzon Rooneyn për të ndërruar fanellat (Video)

Por e gjitha kjo situatë u qartësua nga ish-mesfushori i Manchester Cityt, i cili në Twitter pas takimit zbuloi se ata ndërruan fanellat në tunelin drejt dhomës së zhveshjes.

“Që të qartësoj gjërat, unë kërkova të ndërronim fanellat në tunel pasi ishte një ditë zhgënjyese për ne. Urime për rekordin”, ka shkuar Evans.

Nuk ka vonuar edhe përgjigjja e legjendës të Man Utd, i cili ka shkuar: “Je i mirëseardhur, faleminderit shoki”. /Telegrafi/

Postimet e të dy lojtarëve në Twitter.