Telegrafi

Evan N’Dicka është lojtari më i ri i Romës – zyrtarizimi çështje orësh

Evan N’Dicka mund të quhet futbollist i ri i Romës, edhe pse deri te zyrtarizimi kanë mbetur edhe disa orë.

Giallorosët kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare me agjentët e futbollistit francez dhe të gjitha dokumentet janë gati për tu nënshkruar.

Milani është futur në garë fuqishëm ditëve të fundit duke i ofruar pagë të mirë, por ishte vonë pasi Roma e kishte mbyllur më herët marrëveshjen.

Lexo po ashtu Roma po e fiton garën për N'Dickan, agjentët e lojtarit zbarkojnë në kryeqytetin italian

Calciomercato ka raportuar se qendërmbrojtësi francez të enjten do të jetë në kryeqytetin italian për t’i kryer testet mjekësore dhe për tu zyrtarizuar si futbollist i ri i Romës.

Marrëveshja mes palëve është pesë vjeçare, me francezin që do të fitojë një pagë vjetore prej katër milionë eurove në sezon.

 

Interesim për N’Dickan kishin shprehur edhe Inter, Barcelona, Borussia Dortmund, PSG dhe Arsenal, por Roma fitoi garën duke bërë një përforcim shumë cilësorë në qendër të mbrojtjes. /Telegrafi/