Site icon Telegrafi

Evakuojnë kopshtin zoologjik për shkak të ikjes së 30 shimpanzeve

Në kryengritjen e vogël të majmunëve nuk është dëmtuar asnjë nga vizitorët, derisa drejtoria e kopshtit zoologjik u ka kërkuar atyre falje dhe u ka ofruar kthimin e parave.

Shimpanzetë nuk kanë qenë në hapësirën ku do të mund të vinin në kontakt me njerëzit, por evakuimi është kryer si pjesë e masave të sigurisë.

Aktualisht po hetohet se si shimpanzetë kanë arritur deri në kuzhinë, derisa supozohet se ato janë nxitur nga era e bananeve.

“Ka qenë si një lloj ndeje e shimpanzeve … gjithsesi janë kënaqur në atë dhomë”, ka thënë njëri prej rojeve të kopshtit zoologjik.

Exit mobile version