Një bombë masive e epokës së Luftës së Dytë Botërore u zbulua të martën afër një aeroporti rajonal në Florida.
Si pasojë, atje ka pasur një evakuim derisa zyrtarët përcaktuan se pajisja ishte inerte, thanë autoritetet, përcjell Telegrafi.
Ndërsa po punonin, punëtorët e ndërtimit gjetën atë që besohej të ishte një bombë “shumë e vjetër” Mark 65.
Bomba ishte “aq e ndryshkur dhe e kalbur” saqë nuk kishte asnjë mënyrë të menjëhershme për të thënë nëse e rrezikshme.
Megjithatë, zbulimi potencialisht shpërthyes shkaktoi evakuime prej rreth gjysmë milje në të gjitha drejtimet dhe një mbyllje të përkohshme të rrugës. /Telegrafi/