Site icon Telegrafi

Evakuohet me sukses shtetasja e Maqedonisë në Vuhan të Kinës

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se shtetasja e Maqedonisë, me vullnet të plotë dhe me bashkëpunimin e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Peking dhe Paris, është evakuuar nga qyteti kinez Vuhan.

Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka simptome të coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedura e evakuimit u zbatua përmes kyçjes së Programit për evakuim të Francës, i cili për këtë organizoi një fluturim të posaçëm që sot ateroi në bazën ushtarake në jug të Francës. Para se të vazhdojnë rrugën drejt shteteve amë, udhëtarët do të evakuohen në një qytet të vogël në jug të Francës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë, sipas protokollit për evakuim të të gjithë udhëtarëve nga Vuhani.

MPJ thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasen përmes ambasadave përkatëse në Peking dhe Paris si dhe përmes autoriteteve të këtyre shteteve./Telegrafi/

Exit mobile version