Telegrafi

Evakuohet stacioni i metrosë në Milano, gjendet një pako e dyshimtë

 

Një stacion i metrosë në qytetin Italian, Milano është evakuuar dhe është ndërprerë trafiku nëntokësor pasi që është gjetur një pako e dyshimtë bën të ditur Shërbimi i Transportit Publik.

Zëdhënësi i këtij shërbimi ka deklaruar se momentalisht Policia është duke hetuar nëse pakoja mban eksploziv, transmeton Reuters.

Në Itali këtë muaj janë rritur masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në Francë dhe Gjermani e po ashtu janë marrë masa nëpër kalime kufitare.